Lajme

Artistja koreano-jugore që e kthen trupin e saj në kanavacë


Kur Dain Yoon filloi të pikturonte në lëkurën e saj për të krijuar autoportrete surreale, njerëzit në Korenë e Jugut e shikonin si “një kukudh të djallëzuar”.

Ndërkohë, një fotografi virale që shfaqte fytyrën e saj në miniaturë të pikturuar në thonj dhe të zbukuruar me flokët e saj të zinj, u përshkrua nga njerëzit në internet si një “manikyr me flokë”.

“Mendova ‘kjo është e lezetshme’ kur e bëra”, ka treguar ajo për fotografinë.

“Por unë hamendësoj se shumë njerëz menduan se ishte e frikshme”.

Me flokë rozë të ndezur dhe një këmishë të modeluar me një printim surreal të pjesëve të trupit, Yoon mund të ketë kthyer kokën në vendlindjen e saj në Seul.

30-vjeçarja ka thënë se imazhet e saj kanë bërë jehonë më të madhe në Evropë dhe SHBA.

Vetëm kur ajo u vu re jashtë shtetit, pasi puna e saj u bë virale në vitin 2016, njerëzit filluan t’i kushtonin vëmendje edhe në vendin e saj.

“Çka ata vlerësojnë ishte se unë mora vëmendjen nga shtypi amerikan”, ka treguar Yoon.

“Jo vetëm unë, por shumë artistë apo këngëtarë koreanë. Nëse ata marrin vëmendje jashtë, atëherë koreanët e vlerësojnë”.

Iluzionet optike fotorealiste të Yoon e sollën atë në orbitën e muzikantëve si Halsey dhe James Blake, me të cilët ajo ka bashkëpunuar dhe madje i dha asaj një paraqitje në “The Ellen DeGeneres Show”.

Prej asaj kohe, ajo ka punuar në reklama për kompani si Estée Lauder, BMW, Apple dhe Adidas, dhe ka zbukuruar faqet e Vogue dhe Harper’s Bazaar me një stil të lyerjes së trupit që i lë njerëzit me pikëpyetje se ku mbaron dhe fillon sfondi – dhe nëse ka pasur Photoshop të përfshirë.

Yoon ka treguar se ajo kurrë nuk i manipulon imazhet e saj në post-produksion. Është vetëm ajo, një pasqyrë, një aparat fotografik dhe bojë trupi, për nga tre deri në 12 orë për xhirim.

Ky proces i gjatë është një arsye pse ajo pushoi së përdoruri modele për punën e saj – ajo nuk donte të merrte aq shumë nga koha e një personi tjetër.

Shtrembërime magjepsëse

Asaj i është thënë se veprat e saj janë marramendëse dhe nganjëherë shqetësuese – se tiparet e fytyrës janë të shtrembëruara dhe të riorganizuara.

Por shqetësimi i shikuesve nuk ka qenë kurrë qëllimi i saj, por me fytyrën shpesh kanavacë për artin e saj, njerëzit ndonjëherë i përshkruajnë me më shumë kuptim sesa ajo synon.

Shumicën e kohës Yoon duket të jetë lozonjare dhe të shprehë botën e saj të brendshme. Ajo është marrë për të pikturuar autoportrete si pamje të asaj se si ndihej.

Në fillim të këtij viti, ajo u ndje shumë e ndjeshme, gjë që pasqyrohet në një pjesë të stilit kubist që e sheh fytyrën e saj të shtrembëruar nga një prizëm trekëndëshash përmes të cilit syri jep një pamje të qartë dhe të mprehtë.

Në një pjesë tjetër, valëzimet dhe vorbullat e goditjeve të penelit përqafojnë kthesat e fytyrës dhe qafës së Yoon.

“Është disi kontradiktore, sarkastike”, ka thënë ajo, “sepse për mua, kjo është e bukur”.

Në veprën e saj “What I’m made of”, fytyra e Yoon është pikturuar tërësisht nga emoji, një tapiceri me fytyra të buzëqeshura, llamba, zemra dhe shprehje të tjera të identitetit të saj.

Ato i kanë mjegulluar tiparet e saj për ta lënë atë vetëm paksa të dallueshme, por në vend që të fshehin se kush është, emoji-t kapin se si ajo ndjehet.

“E kuptova se, që kur u transferova në Amerikë, po përdor kaq shumë emoji sepse është thjesht më e lehtë për mua sesa të flas në anglisht”, ka rrëfyer ajo.

“Në të kaluarën jam përpjekur të shpjegoj me fjalë dhe fjali, por tani vetëm një emoji e vogël tregon gjithçka”.

Ky eksplorim i të qenit i huaj në një botë të re të çuditshme është pjesë e një drejtimi të ri krijues që po e largon atë nga përpunimi i ndjenjave të vështira që kishte si e re në Korenë e Jugut.

“Unë jam bërë një person më i qëndrueshëm, më i fortë”.

“Është si një ditar sekret që e shkruaj gjithmonë sa herë që ndihem shumë e trishtuar apo jo mirë”.

Marrë nga “CNN”, përshtatur për “Albanian Post”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore