Muzikë

Artistët urojnë përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës


Përvjetorin e 13-të të Pavarësisë së Kosovës nuk e lanë pa e uruar edhe yjet e estradës.

Ylli i muzikës, Dafina Zeqiri, për nder të kësaj feste ka publikuar fotografi ku është veshur me ngjyrë të verdhë dhe të kaltër, të cilat simbolizojnë ngjyrat e flamurit të Republikës së Kosovës.

“Gëzuar ditën e Pavarësisë Kosovë, urime Shqiperi”, shkruan Zeqiri në postimin e saj në Instagram.

Si Dafina, njëjte ka vepruar edhe këngëtarja tjetër kosovare, Nora Istrefi.

Në një storie në Instagram, Nora ka postuar një fotografi me një fustan elegant ngjyrë të verdhë, të cilit i ka shtuar logon e flamurit mu tek zemra.

“Urime 13 vjetorin, Kosovë”, ka shkruar Istrefi.

Ndërsa rep artistja, Tayna, këtë festë e ka uruar me anë të një storie në instagramin e saj.

“New Born” i cili këtë vit është mbuluar me shenja duarsh të qytetarëve, të cilët përmes këtij gjesti kane shprehur përkrahjen e luftës së pastër të UÇK-së, ka qenë përzgjedhja e Taynes për urim, duke i bashkangjitur edhe fjalët “Urime 13 vjet shtet”.

Urime për këtë përvjetor të pavarësisë erdhën edhe nga Shqipëria.

Artistja shqiptare, Rezarta Shkurta, ka uruar 13-të vjetorin e pavarësisë me anë të një video ku shihet një flamur gjigand i Kosovës në mes të kryeqytetit shqiptar, Tiranës.

Madje, Shkurta kësaj storie i ka shtuar edhe këngën “Xhamadani vija vija”, që simbolizon “Shqipërinë e madhe”.

Edhe rep artisti Capital–T ka uruar përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Ai ka zgjedhur të postoj disa fotografi në shenjë urimi për 13-të vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore