Përballje

Arsenal triumfon në frymën e fundit kundër Aston Villa-s, rimerr kreun e Premier League


Ndeshja e parë e së shtunës mes Aston Villa-s dhe Arsenal përfundoi me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 2:4.

Kjo ishte një fitore që i duhej shumë kryesuesit të Premier League-s, të cilët me këtë rezultat i kanë ikur për katër pikë Manchester City-t.

Ndeshja ishte plotësisht e dominuar nga Arsenal, por ata nuk i shfrytëzuan siç duhet mundësitë që kishin.

Gjithçka nisi mirë për vendasit, të cilët shënuan në minutën e pestë me anë të Ollie Watkins.

Pas vetëm 10 minutave Bukayo Saka shënoi për të barazuar rezultatin për topçinjtë.

Në minutën e 31-të, Philippe Coutinho shënoi për t’i dhënë përsëri epërsinë Aston Villa-s.

Pjesa e parë përfundoi kështu, dhe Arsenal-i insistuan shumë për gol, deri sa gjetën atë të barazimit në minutën e 61-të me anë të Oleksandr Zinchenko-s.

Arsenal po kalojnë një periudhë shumë të keqe, të cilët nuk kanë asnjë fitore në katër ndeshjet e tyre të fundit.

Por, kur mendohej se gjithçka po shkonte mirë për kundërshtarët, Arsenal shënuan në frymën e fundit pas një autogoli të pafat të Emiliano Martinez-it.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Gabriel Martinelli i cili shënoi në minutën e 98-të.

Momentalisht, Arsenal radhitet në pozitën e parë me 54 pikë, tre më shumë se Manchester City, ndërsa Aston Villa janë në vendin e 11-të me 28 pikë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore