Sport

Arsenal nuk do munden të transferojnë Sterling në merkaton e verës


Arsenali ka qenë prej kohësh të interesuar për nënshkrimin e Raheem Sterling të Manchester City-t dhe mund të bëjë një lëvizje këtë verë, sipas The Daily Telegraph.

Sterling, 27 vjeç, ka një kontratë që skadon në vitin 2023 dhe ka 16 gola dhe shtatë asistime në 45 ndeshjet e tij këtë sezon.

Por anësori anglez raportohet se është i pakënaqur me vendin e tij në skuadrën e parë dhe nuk i është ofruar një zgjatje të kontratës.

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta është i prirur të shtojë një tjetër anësor, me Nicolas Pepe që mund të largohet, dhe Sterling është një nga më të mirët në Premier League, kështu që mund të arrijë rreth 60 milion funte.

Sterling nuk luante pothuajse fare në fillim të sezonit, por, tani pak para përfundimit të sezonit, Raheem është një nga lojtarët kryesorë të City-t.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore