Sport

Arsenal interesohet për sulmuesin e Orlando City-t


Sulmuesi i Orlando City, Facundo Torres është një objektiv i Arsenal-it, raporton London Evening Standard.

Reprezentuesi uruguaian ka shënuar nëntë gola dhe ka regjistruar 10 asistime në MLS këtë sezon, duke bërë që Topçinjtë ta identifikojnë atë si një nënshkrim në mes të sezonit që mund të sigurojë konkurrencë dhe mbulim për Bukayo Saka.

Arsenali do të hapë bisedimet për një lëvizje të mundshme për 22-vjeçarin, i cili shënoi kundër tyre në një miqësore parasezonale në verë.

Torres nënshkroi një kontratë katërvjeçare me opsionin e një viti tjetër kur nënshkroi për Orlandon në janar.

Arsenal-it i nevojitet një rezervë që mund të zëvendësoi disa nga lojtarët e tyre, një nga ta është edhe Emil Smith Rowe, i cili është i lënduar.

Pavarësisht se ata po kalojnë një sezon fantastik momentalisht, një lëndim mund të shkatërroj gjithçka për ta.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore