Sport

Arsenal-i piketon amerikanin e Leipzig-ut


Mesfushori 22-vjeçar i Leipzig-ut, Tyler Adams, pritet të jetë një nga prioritetet kryesore në merkaton e Arsenal-it. Sipas gjermanes “Bild”, amerikani pëlqehet nga tekniku Mikel Arteta.

“Topçinjtë” po kalojnë momente të mira në Premier League. Në 10 ndeshjet e fundit, ata nuk kanë marrë asnjë humbje.

Anglezët kanë bërë disa investime me peshë në merkaton e kaluar verore si Aaron Ramsdale, Ben White, Albert Sambi Lokonga, Martin Odegaard, Nuno Tavares dhe Takehiro Tomiyasu.

Edhe pse kanë hedhur shumë para, përsëri ata do të vijojnë projektin dhe do të investojnë për ta bërë sa më konkurues ekipin dhe pse jo të luftojnë për titullin në Premier League.

Aktualisht, Arsenal-i ndjek me vëmendje Dejan Kulusevski-n e Juventus-it dhe Yeremi Pino-n e Villarreal-it. Këtyre emrave u është shtuar tashmë edhe Adams-i i Leipzig-ut.

Mesfushori me tipare mbrojtëse ka kontratë deri në vitin 2025 me gjermanët dhe kartoni i tij vlerësohet rreth 20 milionë euro sipas “Transfermarket”-it.

Vetëm dy vite më parë ai u bë pjesë e futbollit evropian, pasi u transferua nga Red Bulls-i amerikan te Leipzig-u për rreth 3 milionë euro.

Me gjermanët është aktivizuar në 79 ndeshje, në të gjitha kompeticionet. Dy gola dhe tre asiste mbajnë emrin e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore