Sport

Arsenal-i mbetet favorit për transferimin e Asensio-s


E ardhmja e Marco Asensio-s duket se është larg Real Madrid-it, me spanjollin që i skadon kontrata në verën e ardhshme.

27-vjeçari nuk është i kënaqur me minutazhën që po i jepet në skuadër, andaj duket që rrugët mes tij dhe Real-it do të ndahen.

Shumë skuadra të mëdha evropiane synojnë transferimin e spanjollit, por duket që Arsenal-i kryeson garën për ta bërë të tyrin Asensio-n.

Sipas asaj që shkruajnë mediat angleze, “Topçinjtë” janë duke e përgatitur një ofertë të kënaqshme për futbollistin, në mënyrë që ta transferojnë me parametra zero.

Kujtojmë që Asensio është pjesë e Real-it që nga vera e viti 2015, kur u transferua nga Mallorca për 3 milionë euro.

Deri më tani, ai ka luajtur në 266 ndeshje me fanellën e madrilenëve, prej të cilave ka shënuar 55 gola dhe ka dhuruar 29 asistime.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore