Shqipëria

“Arrihet shifra 750 mijë të vaksinuar në Shqipëri”


Deri të enjten e 27 majit, në Shqipëri janë kryer 750 mijë vaksinime.

Kështu e ka njoftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbrëmjen e 27 majit, përmes një postimi në median sociale Facebook.

Ai ka post6uar një foto që tregon se ritmi i vaksinimit në Shqipëri, mbetet i lartë.

Shqipëria ruan një mesatare prej 10 mijë vaksinimesh në ditë duke kryesuar listёn e administrimit tё dozave nё fushatёn e vaksinimit anti-Covid.

“Shqipëria buzëqesh”

Fushata e vaksinimit “Shqipëria buzëqesh”, ka filluar me dozat e kompanisë Pfizer te bluzat e bardha.

Më pas ka vijuar me vaksinimin e të moshuarve të grupmoshës plus 80, duke e ulur gradualisht moshën e të moshuarve.

Më pas, qeveria shqiptare ka siguruar vaksina dhe nga kompania AstraZeneca, Sputnik V, Sinovac.

Nga statistikat e Our World In Data Shqipëria deri në 13 maj ka vaksinuar plotësisht 6.53% të popullsisë. Ndërsa ruan një trend të lartë edhe sa i takon administrimit të vaksinës për 100 banorë me 21.98 vaksina të inokuluara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore