Zgjedhjet në Kosovë

Arrestohet një person për pengim të procesit të votimit në Suharekë


Ilustrim

Prokuroria e shtetit ka njoftuar se një person në komunën e Suharekës është ndaluar nga Policia e Kosovës për veprën penale “Pengimi i procesit të votimit’”.

Pas prishjes së qetësisë i njëjti e ka thyer dritën fluoreshente.

“Prokurori i Shtetit njofton opinionin se i dyshuari ka penguar procesin e votimit duke prishur rendin dhe qetësinë dhe më pas e ka thyer dritën fluoreshente”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit personi në fjalë është në ndalim.

“Prokurori i Shtetit dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të tyre ligjore, në mënyrë profesionale, transparente dhe të paanshme karshi qytetarëve dhe vendit”, vijon njoftimi.

“Inkurajojmë të gjithë qytetarët që të bashkëpunojnë me Prokurorinë e Shtetit dhe Policinë e Kosovës dhe të raportojnë për ç’do rast të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore