Shqipëria

Arrestohet Faruk Ozer, 28-vjeçari turk i akuzuar për mashtrim me vlerë miliona euro me kriptomenedhat


Arrestohet Faruk Ozer, 28-vjeçari turk i akuzuar për mashtrim me vlerë miliona euro me kriptomenedhat.

Arrestimi u realizua nga operacionalja e policisë se Elbasanit.

Kjo pas informacioneve të marra për vendodhjen e tij në jug të vendit.

Raportohet se bashkë me të u arrestua edhe Edevaldo Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka.

Ai është akuzuar edhe më herët se ka ndihmuar Ozerin që t’i fshihej autoriteteve.

Gjykata e Tiranës asokohe dha masën “arrest shtëpie” për Edevaldo Haxhiun, i cilin mohoi se ka pasur njohje me Ozeri-in.

Në fillim të prillit të këtij viti, mediat turke kishin bërë të ditur se Prokuroria kishte shpallur në kërkim dhe kishte bërë kërkesë për dënim maksimal ndaj shtetasit turk Faruk Fatih Ozer, i cili dyshohej për mashtrim në kripto.

Sipas tyre Ozer ndodhej në arrati dhe i lirë në Shqipëri.

Faruk Fatih Ozer ishte themeluesi dhe CEO i kompanisë “Thodex”.

Thodex ishte një hapësirë ku përdoruesit mund të ruanin, blinin dhe shisnin kriptovaluta. Faqja e internetit papritmas doli jashtë linje më 19 prill, duke u pamundësuar klientëve aksesin në fondet e tyre.

Thodex ndërkohë kishte informuar përdoruesit se do të dilte jashtë linje për 4 – 5 ditë për shkak të një procesi shitjeje.

Platforma, e cila trajton miliona dollarë në transaksione çdo ditë, ishte një nga platformat kryesore të kriptove në vend.

Përdoruesit shprehën shqetësime në Twitter, kur nuk mund të hynin në llogaritë e tyre ose të tërhiqnin fondet e tyre, duke çuar në bastisje të policisë në të gjithë vendin.

Si rezultat, pati pretendime se rreth 2 miliardë dollarë para të investitorëve u humbën. Në atë kohë u arrestuan dhe u ndaluan gjatë hetimeve rreth 62 persona.

Dyshohej se është në Shqipëri, Prokuroria turke kërkon dënim maksimal për Faruk Ozer-in

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore