Shqipëria

Arrestohet 53-vjeçari në Kurbin, kërkoi të shtonte në lista votues për primaret


Policia ka arrestuar Van Ricën, anëtarin e degës së Partisë Demokratike, Kurbin pas një konflikti me nënkryetarin e kësaj force politike.

Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e ditës djeshme ku shkak janë bërë primaret nga kërkesa për anëtarësime të reja të simpatizantëve me qëllim që të merrnin pjesë në votimet për kandidatët.

Rica u shpall si i kërkuar për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Kanosja” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

Ndodhia mori jetë në korridorin e degës së PD-së dhe të pranishëm, sipas njoftimit zyrtar nga Policia, kanë qenë disa shtetas.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit tip pistoletë me të cilën shtetasi dyshohej se ka qëlluar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Primaret e PD-së krijojnë konflikt në Kurbin, të shtëna me armë

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore