Shqipëria

Arrestohen 2 shtetas të shpallur në kërkim


Dy shtetas të shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, janë ndaluar nga Policia e Shtetit, në qytetin e Vlorës.

Shtetasi Sh. Z., 58 vjeç mori masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Po ashtu, dhe shtetasi Xh. A(H)., 28 vjeç, ka marrë masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore