Lajme

Arratisje nga tmerret e luftës në veri të Mozambikut


Disa njerëz fërkojnë barkun dhe flasin për urinë e tyre. Të tjerët përshkruajnë fshatra të djegur, të afërm të rrëmbyer dhe agoni të udhëtimeve të gjata nëpër kaçubë për të arritur sigurinë.

Por janë vrasjet dhe prerjet e kokave që më shumë e trondisin Palmën. Ky i fundit një qytet i rrethuar në veri të Mozambikut.

Është një vend i shkëputur nga bota e jashtme, nga bandat endacake të luftëtarëve islamistë.  Tani është një krize më e gjerë sigurie dhe humanitare që ka përfshirë një rajon të largët me madhësinë e Skocisë.

Më shumë se gjysmë milioni njerëz në rajon janë dëbuar nga shtëpitë e tyre në 12 muajt e fundit.

Dhjetëra kryengritës hynë në fshat një natë, dhe vranë mizorisht shtatë burra.

Pasojat ishin tronditëse në fshatin e izoluar Quirindi. Ky një vend afër pyjeve të mangrove që shtrihen pranë Oqeanit Indian, me trupa të gjakosur të lidhur me litar dhe koka të prera të ekuilibruara me kujdes sipër tyre.

Një popullsi e dëbuar

Al-Shabab është mënyra sesi Mozambikanët i referohen tani një kryengritjeje islamike. Kjo filloi katër vjet më parë në provincë. Një kryengritje që fillimisht u mendua si një shpërqendrim i vogël për një rajon që është i pasur me minerale.

Sot gjërat duken shumë ndryshe, me një të tretën e popullsisë së provincës të detyruar të largohen. Departamenti i shtetit i SHBA-së ka caktuar kryengritësit si një organizatë terroriste të quajtur “Isis-Mozambique”. Kjo e fundit, një referencë për rregullimin e ekskluzivitetit që grupi i Shtetit Islamik (IS) besohet të ketë krijuar me fraksionin lokal.

E gjithë provinca ka qenë pak a shumë e mbyllur për gazetarë të huaj dhe shumë vendas.

Pandemia është një faktor siç është situata e pasigurt e sigurisë. Por qeveria e Mozambikut gjithashtu është kritikuar gjerësisht për përpjekjen për të bllokuar hyrjen në konflikt, si për mediat dhe, në një masë më të vogël, për organizatat ndërkombëtare humanitare.

Shumë furnizime ushqimore, të organizuara nga biznesmenë vendas dhe nga agjencitë e ndihmës, kanë filluar të mbërrijnë përmes detit në Palma. Por sërish, janë të pamjafshtueshme dhe çmimet e bukës dhe orizit janë rritur me katër deri në gjashtë herë.

Një tjetër dukuri në këto vende është rrëmbimi. Shumë gra dhe vajza rrëmbeheshin nga militantët.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore