Jetesë & Stil

Arkitektet gra që lanë gjurmë ekzistence


Si në çdo profesion tjetër, edhe në atë të arkitekturës e ndërtimtarisë ekziston një pabarazi e mbjellur në breza. Sipas të dhënave nga Anketa e Komunitetit Amerikan të vitit 2015 zbuluan vendet e punës “më mashkullore” dhe “me shumicë femrash”.

Përmbledhja e të dhenave nga Nathan Yau të regjistruara në SHBA, në mes viteve 1950 dhe 2015 për të krijuar një sërë vizualizimesh që tregojnë se, “ Burrat dhe gratë tani punojnë në shumë vende të njëjta pune, por shumë vende pune janë kryesisht meshkuj ose kryesisht femra”. Numrat e saktë nuk janë në dispozicion, të dhënat tregojnë se vetëm 30 për qind -35 për qind e arkitektëve në Shtetet e Bashkuara, janë femra.

Sipas Byrosë së Statistikave të Punës të SHBA, arkitektet femra fitojnë 20 përqind më pak se arkitektët meshkuj. Por edhe përkundër këtyre diskriminimeve dhe pabarazive, disa femra kanë arritur ti thyejnë këto barriera.

Zaha Hadid

Arkitektja e cila nuk jeton më, Irako-Britanike Zaha Hadid, e cila ishte gruaja e parë që mori Çmimin Pritzker në 2004, theksoi në mënyrë të përsëritur se sa e vështirë ishte për të që të provonte veten në botën e arkitekturës të mbizotëruar nga meshkujt.

Gjithashtu ajo në vitin 2010, dizajnoi muzeun e artit dhe arkitekturës bashkëkohore në Romë, “Maxxi” me të cilin mori dhe çmimin Stirling nga instituti Mbretëror i Arkitektëve Britanikë, si ndërtesa më e mirë e bërë nga një arkitekt britanik.

Alison Brooks

Fitues i çmimit të Jurisë në vitin 2017 A + Aëards, “The Smile e Alison Brooks” në kategorinë e Pavijoneve është një nga ata projekte që duket se janë kudo. Konceptuar si një “hark i banueshëm i vendosur në horizont”, struktura prej druri ishte krijuar si një pavijon për festivalin e dizajnit në Londër të 2016.

Ndërtesa shpejt tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare dhe është vlerësuar me mbi 290 milion herë, një dëshmi e faktit se dizajni i shkëlqyeshëm ka ende fuqinë për të bërë një ndikim.

Julie Eizenberg

Arkitektja Julie Eizenberg njëra nder themeluesit e arkitekturës “Koning Eizenberg”, është njohur për praktikën e saj të orientuar drejt njerëzve dhe qasjet e bazuara tek përdoruesit për dizajnin.

Një aktiviste e zëshme për temën e banimit të përballueshëm, qëndrueshmëri dhe konservime historike, qasja arkitektonike e Eizenberg demonstron vlerën e dizajnit shpesh të neglizhuar në projektet e komunitetit.

Ajo zbulon mënyra të reja për të rimagjinuar banimin dhe hapësirat e përbashkëta të lagjeve që synojnë forcimin e komuniteteve tona.

Yvonne Farrell dhe Shelley McNamara

Dy arkitekte irlandeze, Yvonne Farrell dhe Shelley McNamara, rreth 40 vjet më parë u bashkuan për të themeluar një firmë, të cilën ata e quajtën “Grafton Architects”. Që prej kohesh ishin të vlerësuara dhe ka luajtur një rol të madh në rinovimin e lagjes Temple Bar të Dublinit.

Në vitin 2008, Grafton Architects fituan çmimin Ëorld Building of the Year Aëard për qendrën mahnitëse të ekonomisë që ata krijuan për Universitetin Boccocini në Milano.

Dhjetë vjet më vonë, ato ishin drejtoresha për Bienalen e Arkitekturës së Venecias 2018. Me pas në vitin 2020, kanë fituar çmimin “RIBA” Medaljen e Artë dhe çmimin Pritzker në listën e tyre të vlerësimeve.

Kazuyo Sejima

Njëra ndër arkitektet femra që është fituese e çmimit “Pritzker”, Kazuyo Sejima është një arkitekte me vizion të qartë, gjithmonë duke favorizuar modernen, gjithashtu është partnere themeluese e firmës SANAA në Tokio.

Kjo mund të vërtetohet nga projektet e saj siç janë “Neë York’s Neë Museum”, apo në projektin më të madh të SANAA të kohës së fundit të njohur si “Grace Farms”. Me këtë projekt SANAA u bë Fituese e Jurisë për çmimin A + 2015 për arkitekturë dhe inxhinieri.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore