Sport

Ardjan Ismajli, qëndrimi në Serinë A kalon nga Verona


Seria A italiane do të luajë ditën e shtunë tre ndeshje të javës së 34 të saj. Në fushë do të zbresin gjashtë ekipe: Hellas Verona, Spezia, Crotone, Inter-i, Milan-i dhe Benevento.

Ndeshja hapëse e kësaj jave në Serinë A do të luhet në “Marc Antonio Bentegodi” ku vendasit e Hellas Verona-s do të presin ekipin e Ardjan Ismajlit, Spezia-n, duke filluar nga ora 15:00.

Verona ka 41 pikë dhe renditet në vendin e 10 të kampionatit. Spezia ka 33 pikë dhe renditet në vendin e 15, me dy pikë larg vendit të 18, të mbajtur nga Benevento, që të dërgon një kategori më poshtë.

Vendasit vijnë në këtë ndeshje nga katër humbje rresht, me Inter-in (1-0), Fiorentina-n (2-1), Sampdoria-n (3-1) dhe Lazio-n (1-0). Spezia vjen në këtë ndeshje pasi humbi me Genoa-n (2-0), barazoi me Inter-in (1-1), humbi me Bologna-n (4-1) dhe fitoi me Crotone-n (3-2).

Në ndeshjen e fundit përballë njëra-tjetrës, e luajtur gjatë fazës së parë të Serisë A, përfundoi me rezultatin 0-1 për Hellas Verona-n.

Formacioni për teknikun e Verona-s, Ivan Juriç-in, pritet të jetë me skemën 3-4-2-1: Silvestri, Dimarco – Gunter – Dawidowicz, Lazoviç – Sturaro – Tameze – Faraoni, Zaccagni – Barak dhe Lasagna.

Për teknikun e Spezia-s, Vincenzo Italiano, skema pritet të jetë 4-3-3 klasik: Provedel, Bastoni – Ismajli – Erlic – Vignali, Maggiore – Ricci – Estevez, Verde – Nzola – Gyasi.

Ndeshja e ardhshme për Hellas Verona-n do të jetë me Torino-n, po në “Marc Antonio Bentegodi” më 9 maj. Spezia do të përballet me Napoli-n në shtëpi, më 8 maj.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore