Përballje

Arbnor Muja shënon për Antwerp-in


Foto: Gregory Van Gansen / Photonews

Sulmuesi nga Kosova, Arbnor Muja, ka shënuar për t’i dhënë epërsinë Antwerp-it në ndeshjen kundër Oostende-s.

Muja shënoi në minutën e 11-të, pas asistimit të Balikwisha-s.

Më tej, pas vetëm 10 minutave, Janssen dyfishoi epërsinë për Antwerp-in.

Ky ishte goli i dytë i Mujës për Antwerp-in në ligën belge, i cili ka edhe një asistim dhe një gol tjetër në Kupën e Belgjikës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore