Lajme

Arabia Saudite transferon 80 miliardë dollarë aksione drejt fondit sovran të pasurisë


Arabia Saudite ka transferuar aksione me vlerë 80 miliardë dollarë në fondin e saj sovran të pasurisë , pasi shpreson të rivalizojë fondet e menaxhuara nga shteti i Norvegjisë dhe Singaporit.

Gjithashtu vendi shpreson të investojë në projekte të gjelbra.

Princi i kurorës, Mohammed bin Salman, ka thënë se katër për qind e aksioneve në Saudi Aramco, eksportuesi më i madh i naftës në botë, do të transferohen në fondin sovran të pasurisë së mbretërisë.

Sakaq, transferimi do të kryhet si pjesë e përpjekjeve për të rikalibruar ekonominë e dominuar nga nafta.

Agjencia e lajmeve, “The Guardian”, tregon se kjo është shenja e fundit që dallon se Arabia Saudite dëshiron të hapë gjigantin e naftës dhe “xhevahirin e kurorës” të ekonomisë saudite, më e madhja në botën arabe.

Princi i kurorës ka sqaruar se mbretëria dëshiron që fondi i investimeve të ketë një trilion dollarë aktive deri në fund të vitit 2025.

Fondi, pjesa qendrore e lëvizjeve zyrtare për t’i dhënë fund mbështetjes ekonomike nga nafta, kishte më pak se gjysmën e kësaj shume përpara kësaj marrëveshjeje.

Muajin e kaluar, fondi sovran i pasurisë së Norvegjisë, më i madhi në botë, fitoi një kthim prej 14 për qind në investimet e tij prej 1.3 trilionë dollarësh.

Dhe se shumica e tyre kanë ardhur nga shitja e furnizimeve shtetërore të naftës.

Kurse fondi i investimeve Temasek i Singaporit vlen më shumë se 300 miliardë dollarë.

Mohammed, nga ana tjetër, ka ravijëzuar se shteti saudit do të mbetet aksionari dominues i Aramco me 94 për qind të aksioneve.

Në qershor të vitit të kaluar, gjigandi i naftës ka grumbulluar gjashtë miliardë dollarë në bono islamike në mënyrë që të mund të paguante dividentë për aksionerët e rinj.

Ndërsa për tremujorin e tretë të vitit 2021, Aramco ka njoftuar 30.4 miliardë dollarë fitime, një rritje masive nga 18.8 miliardë dollarë për të njëjtin tremujor të një viti më parë.

Kjo pasi çmimet e naftës u ngritën sërish.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore