Teknologji

Apple publikoi përditësimin e ri të sigurisë


Apple gjatë së mërkurës publikoi një përditësim të ri të sigurisë pasi që kompania zbuloi disa dobësi alarmuese.

Kompania tha se iPad-ët dhe Mac-ët të cilat operojnë me sistem softuerik më të vjetër kishin dobësi ndaj sulmeve të hakerëve.

Përditësimet e reja të sigurisë që janë bërë për iPhone-ët që fillon nga seria më e vjetër e iPhone 6s, të gjitha modelet e iPad Pro, iPad Air 2, gjeneratës së 5të të iPad-ëve, iPad Mini 4, dhe gjeneratës së 7të të iPod Touch, kanë për qellim të mbrojnë pajisjet ndaj sulmeve.

Nga Apple deklaruan se hakerët potencialisht mund të futeshin në pajisje nëpërmjet një “përmbajtje në ueb të ndërtuar për qëllim të keq”.

Kjo do të thotë se hakerët mund të merrnin “qasje të plotë administratori” mbi pajisjen, duke u mundësuar “sulmuesve” që të imitojnë pronarin dhe të operojnë çfarëdo lloj softueri në emrin e tyre, thotë Rachel Tobac, drejtoreshë ekzekutive e SocialProof Security.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore