Aplikacione

Aplikacioni ‘Retro Pod’ zhduket nga App Store


Një aplikacion në iPhone që imitonte veçoritë klasike të iPod-it është zhdukur nga App Store.

Aplikacioni, Retro Pod, u bë viral në TikTok, por tani është zhdukur nga App Store pa asnjë shpjegim.

Siç u raportua  nga The Verge, videot në TikTok që tregojnë Retro Podin kanë grumbulluar afro pesë milionë shikime.

@ellyawesometech

iPod Classic on your iPhone tutorial!!! It’s called retropod! Follow for more vids like this 🤩 #ipod #iphone #apple #retro #techtok #tech

♬ original sound – Elly Awesome

 

Vetë aplikacioni thuhet se është shkarkuar gati gjysmë milioni herë.

Fillimisht u miratua nga rishikuesit e App Store dhe u publikua në tetor.

Nostalgjia e aplikacionit, e kombinuar me një numër karakteristikash mbresëlënëse të dizajnit, çoi në popullaritetin e tij.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore