Lajme

Apeli e kthen në rigjykim rastin për katër të akuzuarit në “Subvencionet 3”


Ilustrim.

Gjykata e Apelit e ka kthyer në rigjykim rastin e “Subvencione 3”, ndaj katër të akuzuarve Bejtush Gashi, Arbër dhe Halit Avdijaj dhe Sadush Kabashin.

Më 12 shkurt të 2023-ës, Gjykata Themelore në Prishtinë, kishte shpallur aktgjykim dënues ndaj katër të akuzuarve, duke i dënuar me 28 muaj burgim dhe 3 mijë euro gjobë.

Mbi këtë vendim të Themelores ishin parashtruar ankesa nga mbrojtësit e 4 të akuzuarve me që rast me 29 nëntor 2023 ishte mbajtur seanca në Apeli duke u elboruar kështu ankesa e mbrojtësve të akuzuarve

Në vendimin e Apeli të marr më 29 nëntor 2023, pas shqyrtimit dhe analizimit të ankesave dhe shkresave të lëndës në këtë rast ka gjetur se aktgjykimi i Themelores është përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale.

Prokuroria Speciale në Kosovë kishte ngritur aktakuzë ndaj 21 personave për rastin “Subvencionet 1”, prej tyre 11 persona zyrtarë e 10 përfitues.

Ata po akuzohen për veprat penale, “keqpërdorim i pozitës zyrtare”, “marrje e ryshfetit”, “mashtrim në detyrë”, “dhënie e ryshfetit” dhe “mashtrim me subvencione”.

Më 30 qershor, Albanian Post, kishte raportuar për vazhdimin e aksionit “Subvencioni 2021”.

“Policia e Kosovës, me autorizim të organeve kompetente ka filluar një operacion të gjerë policorë, i cili është duke u realizuar në disa lokacione të komunave të ndryshme”.

Në muajin shkurt të këtij viti, ishin arrestuar 12 persona, nga të cilët 10 janë zyrtarë të shtetit dhe janë konfiskuar 400 mijë euro, në një aksion të madh të policisë në Kosovë.

Skandali me subvencione në Bujqësi deri  në shkurt të vitit 2021 kishte çuar në arrestimin e mbi 20 personave zyrtarë që dyshohen për ryshfet dhe rreth 400, mijë euro të sekuestruara.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore