Lajme

AP VOX: Dënimi i Gucatit e Haradinajt – disa qytetarë thonë se vendimi ishte “skandaloz”, të tjerë thonë se “vetë e kanë votu, ia pafshin hajrin”


“Vendim skandaloz, edhe më skandaloz që thirret në emër të popullit të Kosovës”, tha një nga qytetarët e mllefosur të cilin ekipi i Albanian Post e takoni në një nga sheshet e Prishtinës, mesditën e së mërkurës, pas vendimit të Gjykatës Speciale për dënim me burgim për Hysni Gucatin e Nasim Haradinaj, dy ish krerët e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së.

“Ne e dimë çfarë aktakuze është ngritë ndaj tyre, bile unë paskam gabu se kam mendu që nuk ka gjyq që mund t’i dënoj ata”, thotë një tjetër.

Por ka edhe nga ata që mllefin për këtë vendim të padrejtë e shprehin duke thënë se fajtorë është vet shteti i Kosovës i cili ka votuar në Kuvend themelimin e kësaj gjykate.

“Nuk është mirë po pasi e kanë votu vetë, le te pranojnë”.

Hysni Gucati e Nasim Haradinaj u dënuan me nga katër vjet e gjysmë burgim nga Gjykata Speciale në Hagë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore