Muzikë

Anxhela Peristeri, fituese e “Festivalit të 59-të të Këngës në RTSH”


Anxhela Peristeri është shpallur fituesja e “Festivalit të 59-të të Këngës” në Radio Televizionin Shqiptar.

Kënga “Karma” e saj do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision-in e vitit 2021, i cili do të mbahet në Roterdam, Holandë. Teksti i këngës fituese është bërë nga Olti Curri, ndërsa muzika nga Kledi Bahiti.

Kjo këngë ishte një ndër më të klikuarat në kanalin e RTSH-së në YouTube.

Çmimi i dytë iu dha Sardi Strugës me këngën “Ka me t’ba me kajt”, me tekst të vetë Sardit dhe muzikë të Edesa Malçit.

Çmimi i tretë iu dha këngëtares Festina Mejzini, me këngën “Kush je ti dashuri”, me tekst të Jorgo Papingjit dhe muzikë të Flamur Shehut.

Për herë të parë, Bashkia e Tiranës dha edhe një çmim, i cili shkoi për këngën “Tjerr”, të interpretuar nga Evi Reçi, me muzikë nga Olsa Toqi dhe tekst të Florian Zykës.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore