Sport

Anulohet stërvitja e Kombëtares së Kosovës


Sipas një njoftimi në faqen zyrtare të Federatës së Futbollit të Kosovës, Kombëtarja e Kosovës ka anuluar stërvitjet të parapara për tu zhvilluar të hënën në ora 16:00.

“Stërvitja e Kombëtares së Kosovës e paraparë për orën 16:00 në Kampin Nacional Edukativ në Hajvali është anuluar” thuhet fillimisht në njoftimin e FFK-së.

Edhe pse pastrmi i borës u bë disi nga fusha, në njoftimin e FFK-së, bëhet e ditur se për shkak të vonesave në linjat ajrore nga kushtet e vështira atmosferike, janë detyruar të shtyjnë edhe stërvitjen.

“Ndonëse falë mobilizimit të FFK-së dhe anëtarëve të tifogrupit Dardanët, fusha në kamp ishte pastruar nga bora, vonesat në linjat ajrore për shkak të motit të ligë dhe ardhja me vonesë e futbollistëve në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, kanë bërë që përzgjedhësi Bernard Challandes të vendosë për që stërvitjen ta kompensojë me rigjenerim dhe fitnes në hotel” njofton FFK.

Kujtojmë që Dardanët do të zhvillojnë një ndeshje miqësore të mërkuren kundër Lituanisë, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Pastaj vijnë dy ndeshjet e para kualifikuese të Kupës së Botës “Katar 2022”, kundër Suedisë më 28 mars në Prishtinë, dhe më pas do të udhtojë për në Sevilla, ku do të ndeshet me Spanjën më 31 mars.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore