Film

Angelina Jolie, në rolin e Maria Callas


Aktorja me famë botërore, Angelina Jolie, do të luajë rolin si e këngëtares operistike, Maria Callas, në një dramë të re nga regjisori me origjinë nga Kili, Pablo Larraín.

Maria do të tregojë “historinë e trazuar, të bukur dhe tragjike të jetës së këngëtares më të madhe të operës në botë, e rijetuar dhe e ri-imagjinuar gjatë ditëve të saj të fundit në Parisin e viteve 1970”.

Skenari i autobiografisë vjen nga krijuesi i Peaky Blinders, Steven Knight, i cili për herë të fundit ka bashkëpunuar me Larraín për “Drama e Princeshës” (Diana Spencer).

“Unë e marr shumë seriozisht përgjegjësinë për jetën dhe trashëgiminë e Maria-s”, tha Jolie në një deklaratë.

“Do të jap gjithçka që mundem për të përballuar sfidën. Pablo Larraín është një regjisor që e kam admiruar prej kohësh. Të kesh mundësinë për të treguar më shumë për historinë e Maria me të, dhe me një skenar të Steven Knight, është një ëndërr”.

Rreth Maria Callas

Callas ishte një soprano greke me origjinë amerikane.

Ajo ishte cilësuar nga Leonard Bernstein si “Bibla e operës”.

Maria ishte e njohur jo vetëm për zërin e saj, por edhe për raportet për sjellje të vështira divash dhe marrëdhënien e saj publike me Aristotle Onassis përpara se ai ta linte atë për Jackie Kennedy.

Ajo vdiq nga një atak në zemër në moshën 53-vjeçare.

Regjisori italian, Franco Zeffirelli, ishte përpjekur më parë të tregonte historinë e saj në “Callas Forever” të vitit 2002 me Fanny Ardant.

Jolie u pa për herë të fundit në thrillerin e Marvel’s Eternals dhe Taylor Sheridan, “Who Wish Me Dead”.

Filmi i saj i radhës, si regjisore, është drama “Ëithout Blood”, me Salma Hayek

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore