Jetesë & Stil

Angelina Jolie bën tatuazh thënien e famshme të Galileo Galilei


Aktorja e famshme, Angelina Jolie, trupit të saj i ka shtuar edhe një tatuazh të ri.

Artistja, 46 vjeçe, së fundmi shtoi një citim nga astronomi, Galileo Galilei në dorën e saj, tek pjesa e parakrahut teksa e ka vënë në pah gjatë një shëtitjeje në rrugët e New York City.

Dizajni i tatuazhit përfshin thënien në gjuhën italiane “eppur si muove”, që do të thotë – “dhe megjithatë ajo lëviz”.

Citimi daton që nga viti 1633, kur Galilei u detyrua të heqë dorë nga deklarata e tij (e vërtetë) se – “Toka lëviz rreth Diellit”.

Si pjesë e një deklarate më të gjerë nga shkencëtari, fraza shërbeu si pohimi i tij sfidues se e vërteta një ditë do të mbizotërojë.

Tatuazhi u vu re nga paparacit, teksa Angelina, kishte veshur një bluzë të bardhë të markës “Everlane” e cila kushton 18 dollarë amerikanë, si dhe një fund gri të “Salvatore Ferragamo”, që kushton 595 dollarë amerikanë.

Ylli i kinematografisë botërore ka edhe shumë tatuazhe të tjera të frymëzuara nga udhëtimet e saj, puna e saj bamirëse, fëmijët dhe sfidat jetësore.

Ndërkohë, që tatuazhi më i ri është i punuar mbi një citim tjetër filozofik, një rresht nga një poezi e Rumiut që thotë: “Ekziston një fushë, përtej të gjitha nocioneve të së drejtës dhe të gabuarës. Unë do të takohem atje”.

Jolie aktualisht është në New York për të festuar ditëlindjen me familjen e saj, në mes të betejës së kujdestarisë me ish-burrin, aktorin, Brad Pitt.

Gjatë udhëtimit të saj, ylli i “Maleficent”, vizitoi galeritë e artit në Brooklyn dhe madje u ndal për vizitë tek banesa e ish-burrit, Jonny Lee Miller.

Në anën tjetër ajo është shfaqur e pakënaqur me vendimin e gjykatës për kujdestari të barabartë ndaj fëmijëve me Pitt.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore