Lajme

Andrew Tate dërgohet në spital për shkak të një incidenti ‘shëndetësor’


Personaliteti përçarës i internetit Andrew Tate është dërguar në spital për shkak të një incidenti ‘shëndetësor’.

Detajet e reja u zbuluan nga transmetuesi rumun “Antena 3 CNN”.

Carmina Pricopie, gazetare investigative e Antena 3 CNN, mori detaje ekskluzive nga momenti kur Andrew Tate u burgos.

“Dje është nxjerrë nga Burgu Qendror i Policisë së Kryeqytetit dhe është dërguar në spital pasi në momentin që ka qenë i burgosur, sipas procedurave i është bërë kontrolli mjekësor dhe mjeku i burgut e ka pyetur nëse vuante nga ndonjë sëmundje”, u shpreh fillimisht gazetarja.

Avokati i vëllezërve Tate njoftoi qendrën e paraburgimit dhe deklaroi se Andrew kishte probleme të caktuara mjekësore.

Në bazë të këtij njoftimi, ditën e djeshme ai është dërguar në një konsultë speciale në një spital të Bukureshtit.

“Tani nga informacionet e mia ai ndodhet sërish në qendrën e paraburgimit të Policisë së Kryeqytetit”, shtoi Pricopie.

Sipas saj, detajet për sëmundjen ose për gjendjen, nga pikëpamja mjekësore, nuk disponohen për momentin, pasi janë informacion konfidencial.

Më herët, një gjykatë rumune urdhëroi Andrew Tate të qëndronte në paraburgim për të paktën 30 ditë.

Prokurorët rumunë i kërkuan gjykatës të premten pikërisht që të zgjasë paraburgimin e Tate.

Kjo, pasi personaliteti përçarës i internetit u arrestua me dyshimin për trafikim njerëzor, përdhunim dhe formim të një grupi krimi të organizuar.

Tate, një ish-kickboksier profesionist dhe vëllai i tij Tristan u ndaluan të enjten për 24 orë fillestare së bashku me dy të dyshuar rumunë, thanë prokurorët nga njësia kundër krimit të organizuar në një deklaratë pasi bastisën pronat e tyre në Bukuresht.

“Prokurorët kundër krimit të organizuar kanë njoftuar gjykatësin e të drejtave dhe lirive në Gjykatën e Bukureshtit me një propozim për të arrestuar katër të dyshuarit për 30 ditë”, thanë prokurorët të premten.

Vëllezërit nuk pranuan të komentojnë të enjten, por avokati i tyre konfirmoi se ata ishin arrestuar. Ata dolën në gjykatë të premten teksa prisnin vendimin e saj nëse do të plotësonin kërkesën e prokurorëve.

Prokurorët thanë se vëllezërit Tate ishin nën hetim penal që nga prilli.

“Katër të dyshuarit … duket se kanë krijuar një grup kriminal të organizuar me qëllim të rekrutimit, strehimit dhe shfrytëzimit të grave duke i detyruar ato të krijojnë përmbajtje pornografike që synohet të shihet në faqet e internetit të specializuara për një kosto”, thanë prokurorët në një deklaratë vonë. te enjten.

Prokurorët thanë se kishin gjetur gjashtë gra të cilat ishin shfrytëzuar seksualisht nga të dyshuarit.

Tate, i cili ka lindur në Shtetet e Bashkuara, ka shtetësi amerikane dhe britanike.

Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi se është në dijeni të rastit.

Zyra e Jashtme e Britanisë tha se nuk i ishte drejtuar për ndihmë konsullore lidhur me rastin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore