Sport

Anchelotti kërkon transferimin e futbollistit të Arsenal-it


Real Madrid-i është duke përgatitur një ofertë për futbollistin e Arsenal-it, Kieran Tierney.

Sipas asaj që raporton “Calciomercato”, trajneri i Real-it, Carlo Anchelotti, është një adhurues i madh i mbrojtësit anësor.

Ai i u ka kërkuar drejtuesve të skuadrës madrilene që të negociojnë me Arsenal-in, për ta sjellë Tierney-n në Bernabeu gjatë verës së ardhshme.

24-vjeçari vetëm vitin e kaluar nënshkroi një marrëveshje të re afatgjatë në Emirates deri në vitin 2026, por ai mund të lidhet me një largim nga Londa në fund të këtij sezoni.

Sipas asaj që raporton media italiane, Anchelotti e kishte kërkuar mbrojtësin anësor edhe sa ishte në Napoli, por Tierney vendosi që të qëndrojë në Arsenal.

Mirëpo, kjo dëshirë tani mund t’i plotësohet trajnerit të “Los Blancos”, duke pasur parasysh që dy klubet kanë marrëdhënie të mira mes tyre.

Kujtojmë që 24 vjeçari është pjesë e “topçinjve” që nga vera e vitit 2018, kur u transferua nga Celtic-u për shumën e 27 milionë eurove.

Vlera në treg e futbollistit skocez, llogaritet të jetë rreth 35 milionë euro.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore