Sport

Ancelotti kërkon Max Aarons-in te Everton-i


Tekniku i Everton-it, Carlo Ancelotti, po kërkon që sezonin tjetër të ketë një mbrojtës të ri të djathtë në ekip. Lojtari që po vëzhgohet aktualisht nga klubi, pasi mori edhe aprovimin e italianit është talenti i Norwich-it, Max Aarons-i.

Anglezi ka bindur me klubin e Norwich-it edhe në sezonin e kaluar në Premier Ligë, duke tërhequr vëmendjen e shumë ekipeve, mes të cilëve Manchester United-i, Arsenal-i dhe Milan-i.

21-vjeçari në sezonin aktual numëron 33 paraqitje midis Championship-it dhe Kupës FA, ku ka realizuar një gol dhe tre asiste.

Lojtari ka kontratë me Norwich-in deri në 2024 dhe vlera sipas Transfermarket-it në tregun e transferimeve është rreth 20 milionë euro.

Anceloti aktualisht në dispozicion në krahun e djathtë të mbrojtjes ka kapitenin Seamus Coleman-in. Me këtë të fundit që nuk ofron garancinë e duhur. Në sezonin aktual ka luajtur 15 ndeshje në Premier Ligë dhe nëntë ndeshje i ka humbur për shkak dëmtimi ose qëndrimi në stol.

Aarons-i shihet si lojtari ideal për të zëvendësuar kapitenin 32-vjeçar, që numëron 339 ndeshje në total me Everton-in, që nga koha e mbërritjes në Liverpul nga irlandezët e Sligo Rovers-it.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore