Sport

Ancelotti barazon rekordin e Fergusson


Carlo Ancelotti arriti një tjetër rekord në mbrëmjen e kaluar, kur skuadra e tij, Real Madrid-it barazoi në shtëpi me rezultat 1:1 ndaj Manchester City-t.

Me këtë ndeshje, tekniku italian u bë trajneri me më së shumti paraqitje së bashku me ish-trajnerin e Manchester United-it, Sir Alex Fergusson.

Të dy tani kanë nga 190 ndeshje në garën më të madhe për klube në Evropë, derisa Ancelotti tashmë e ka të sigurt që do ta tejkalojë këtë numër, pasi që të paktën ndeshja e kthimit do të zhvillohet.

Ndërsa, ish-legjenda e United tashmë është tërhequr nga posti i trajnerit.

Ancelotti gjithashtu mban edhe tjetër rekord në këtë kompeticion, teksa është trajneri me më së shumti trofe, me katër: Dy me Real Madrid-in dhe dy me Milan-in.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore