Lajme

Ançe Logar: Mosveprimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor ‘strategjikisht i rrezikshëm’


Ministri i Jashtëm Slloven, Ançe Logar, në një deklaratë për Euractiv, u shpreh se me hyrjen e palëve të treta në rajon, bashkangjitur interesave të tyre strategjike, mosveprimi i BE-së në rajon është “strategjikisht i rrezikshëm”.

Sipas tij, BE-ja duhet të lëvizë sa më shpejt të jetë e mundur. Logar nënvizoi se përparësia e Presidencës së ardhshme të Këshillit të BE-së do të jetë trajtimi i zgjerimit të Ballkanit Perëndimor.

“Në vitet e fundit, strategjia e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor ishte një qasje e pritjes dhe kontrollit, me bllokun që nuk ishte shumë aktiv në rajon përballë një bllokimi reformash”, tha Logar.

Euractiv shkruan që komentet e tij mund të shihen si një referencë indirekte ndaj vaksinës së Kinës dhe Rusisë.

“Nëse BE-ja nuk e mbush vakumin në Ballkanin Perëndimor, në lagjen tonë të afërt, dikush tjetër do ta plotësojë. Në këtë kuptim, është në interesin tonë strategjik që të veprojmë sa më shpejt të jetë e mundur dhe t’i integrojmë këto vende në BE”, shtoi ai.

Ai theksoi se procesi i zgjerimit “duhet të jetë i zbatueshëm. Vendet duhet të jenë të sigurt se nëse i përmbushin qëllime të caktuara, zgjerimi është hapi tjetër”.

Kjo i referohet veçanërisht vendeve kandidate, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore