Përballje

Amerika e Jugut, luftë e ashpër për botërorin


Pesë ndeshje zhvillohen sonte në kuadër të kualifikueseve për botërorin “Qatar 2022” në Amerikën e Jugut.

Dy gjigantët e kontinentit, Brazili dhe Argjentina, kanë siguruar kualifikimin në Qatar, por vendet tjera janë krejtësisht të hapura.

Për vendet tre, katër, madje edhe pesë, luftojnë plot shtatë skuadra.

Kolumbia dhe Peruja me nga 17 pikë, Kili dhe Uruguaji me nga 16, Bolivia me 15 dhe Paraguaji me 13 janë të gjitha në garë.

Ekuadori ka një përparësi më të madhe, me 23 pikë pikë në vendin e tretë.

Nata nis pikërisht në Ekuador.

Ata presin Brazilin, me shpresë që do të arrijnë një rezultat pozitiv për të bërë një hap të madh drejt botërorit.

Ndeshja fillon në orën 22:00, kurse të gjitha ndeshjet tjera zhvillohen pas mesnate me orarin tonë.

Në orën 00:00, Paraguaji e pret Uruguajin dhe në orën 01:15, Kili e pret Argjentinën.

Kurse, të premten në mbrëmje, zhvillohen:

Kolumbi – Peru, 22:00

Venezuela – Bolivia, 23:00

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore