Shqipëria

Ambulanca del nga rruga, humb jetën pacientja


Në autostradën Tiranë-Durrës është shënuar një aksident, me pasojë humbjen e jetës.

Një ambulancë ka dalë nga rruga duke shkaktuar dhe vdekjen e pacientes, me iniciale A. Sh., 71 vjeçe.

Drejtuesi i ambulancës është shoqëruar për në komisariat, aty ku po hetohet dhe ngjarja e ndodhur.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Sipas deklaratës së policisë së Durrësit, ngjarja ka ndodhur në orën 03:45 të mëngjesit.

Shoferi ka humbur kontrollin e mjetit, duke dalë nga rruga kryesore.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore