Shqipëria

Ambasadorja Kim thirrje gjyqtarëve për të mos vazhduar me drejtësinë e së shkuarës


Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim, ka shprehur vlerësimin për suksesin e Reformës në Drejtësi krahas apelit për të qenë brenda standardeve.

Këtë, gjatë fjalës së saj në konferencën “Drejtësi në kohë sfidash”.

Sipas saj, Reforma në Drejtësi ka qenë e suksesshme teksa ka pasur të nevojshme një shkëputje nga “drejtësia e së shkuarës”. E gjitha si një nevojë për të qenë në një vijë me standardet e Bashkimit Evropian.

“Nuk duhet të vazhdojnë me drejtësinë e të shkuarës, drejtësia që duhet të vijë në Shqipëri është ajo me standarde që janë në përputhje me BE-në, kjo është ajo qe njerëzit presin”, ka thënë Kim.

Nga ana tjetër, ajo ka shtuar se veprimet e SHBA-ve përgjatë 31 viteve të fundit e bëjnë të qartë që mbështetja për reformën është më e fortë se kurrë.

“Ju nxis të veproni për të mos zhgënjyer asnjë të ri… është koha të kërkojmë një drejtësi që është e drejtë në Shqipëri”, ka përmbyllur Kim.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore