Lajme

Ambasadori rus në Bosnjë dhe Hercegovinë: Koha e Inzko-s ka kaluar


Igor Kalabukhov, ambasadori rus i BiH

Ambasadori rus në Bosnjë dhe Hercegovinë (BiH), Igor Kalabukhov, tha se “koha e Inzko-s ka kaluar”.

Sipas tij, qëndrimi i Rusisë ndaj Zyrës së Përfaqësuesit të Lartë është i njohur. Gjatë intervistës për të përditshmen ruse “Izvestia”, ai u ndal edhe te Forcat e Armatosura të Bosnjë dhe Hercegovinës.

Kalabukhov ripërsëriti se Christian Schmidt nuk ishte Përfaqësuesi i Lartë sa i përket Rusisë, sepse emërimi i tij në atë funksion nuk ishte marrë parasysh nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara (OKB).

Ambasadori rus në Bosnjë dhe Hercegovinë foli edhe mbi njoftimin e anëtarit të Presidencës së BiH dhe presidentit të SNSD, Milorad Dodik, se Republika Srpska (RS) do të formojë një ushtri.

Me atë rast, ai tha se BiH “përbëhet nga njësi” dhe se AF duhet të jetë një çështje marrëveshjeje.

“Forcat e përbashkëta nuk parashikohen nga Marrëveshja e Dejtonit. Ato u krijuan në vitin 2008 me pëlqimin e njësive që përbëjnë Bosnjë dhe Hercegovinën, për të transferuar kompetencat e duhura në nivelin shtetëror”.

“Një çështje tjetër”, sipas Kalabukhov, “është se Republika Srpska, sipas përfaqësuesve të saj, dha pëlqimin për shkak të presionit masiv të faktorëve të jashtëm”.

“Kundërshtarët”, tha ai, “besojnë se forcat e armatosura të përbashkëta janë miratuar me vendimet e Asamblesë Parlamentare të Bosnjës dhe se asnjë vendim i njëanshëm nuk mund të ndikojë në të”.

Megjithatë, ambasadori u shpreh optimist.

“Ne besojmë se ky dhe problemet e tjera që ekzistojnë duhet të diskutohen brenda kuadrit të dialogut, brenda Bosnjë dhe Hercegovinës. Fatkeqësisht, një dialog i tillë nuk ka filluar”.

Valentin Inzko
 “Valentin Inzko, përgjegjësi kryesor”

Ndër të tjera, gjatë intervistës, Kalabukov ka folur edhe për Valentin Inzko, ish-përfaqësuesin Special i BE-së për Bosnjë Hercegovinën.

“Inzko është përgjegjës  për përkeqësimin e situatës politike pas vendosjes së një ndalimi ligjor për mohimin e gjenocidit të Srebrenicës dhe krimeve të tjera të luftës”.

Sipas tij, një politikan me përvojë si Inzko duhet t’i kishte parashikuar pasojat për BiH, si dhe për të gjithë rajonin.

NATO ishte gjithashtu tema e bisedës. Siç shpjegoi ai, politika e jashtme është një e drejtë sovrane e Bosnjës dhe Hercegovinës dhe nuk ka konsensus në BiH për anëtarësimin në këtë aleancë ushtarake. Duke e karakterizuar kështu NATO-n si një instrument të Luftës së Ftohtë.

“Në këtë kontekst, do të doja të vëreja se në disa vende të Ballkanit, anëtarësimi në Aleancën e NATO-s shihet si një garanci e stabilitetit të brendshëm politik”.

Sipas mendimit tonë, një stabilitet i tillë, jo vetëm për vendet individuale, por për Evropën në tërësi, mund të sigurohet vetëm duke krijuar një “sistem të sigurisë së përbashkët evropiane, jo zgjerimin e NATO -s, i cili mbetet një instrument i Luftës së Ftohtë”, përmbylli ai.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore