Sport

Alternativat për sulmin e Juventus-it në rast se dështon transferimi i Morata-s


Skuadra e Juventus-it është duke kërkuar për një sulmues për sezonin e ardhshëm.

Trajneri i bardhezinjve, Massimiliano Allegri, ua ka bërë të qartë drejtuesve që dëshiron transferimin e Alvaro Morata-s, i cili tashmë e njeh shumë mirë skuadrën pasi që ishte në huazim nga Atletico Madrid-it.

Megjithatë, spanjollët kërkojnë të paktën 20 milionë euro për ta liruar Morata-n, derisa Juventus-i po shqyrton edhe opsione tjera.

Sipas “Sky Sport Italia”, skuadra nga Torino është duke kërkuar informacione edhe për sulmuesin e Chelsea-t, Timo Werner, i cili nuk e ka vendin e titullarit te klubi londinez.

Alternativa tjera janë edhe Antony Martial i Manchester United-it dhe Luis Muriel i Atalanta-s.

Francezi Martial tashmë ishte huazuar te Valencia në janar, kështu që është i disponueshëm për një marrëveshje me çmim të ulët.

Derisa Muriel është në vitin e fundit të kontratës me Atalanta-n dhe mund të blihet me ndonjë çmim më të ulët.

“Sport Italia” pohon se drejtuesit te klubit të Juventus-it tashmë kanë pasur biseda me ata të klubit nga Bergamo, me sulmuesin kolumbian që mund të vishet bardhezi në sezonin e ardhshëm.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore