Sport

Allegri: Tani duhet të mendojmë për mbijetesë


Gjërat kanë ndryshuar shumë për të keq për Juventus-in. Para pak ditësh trajneri i tyre, Massimiliano Allegri, fliste për objektivat që ishin titulli kampion, apo një vend për në Ligën e Kampionëve.

Por, pas humbjes së sotme ndaj Monza-s, tekniku italian ka thënë se ekipi i tij duhet të mendojë për pikët që sigurojnë mbijetesën në elitën e futbollit italian.

“Ne morëm 38 pikë, por tani kemi 23 dhe duhet të veprojmë në përputhje me rrethanat”, tha Allegri.

“Ne duhet të marrim pikët për të siguruar qëndrimin në Serie A. Situata është përmbysur dhe ky është realiteti në këtë moment dhe këtë duhet ta pranojmë, përndryshe do të përfundojë keq për ne”, shtoi trajneri italian.

Aktualisht, bardhezinjtë renditen në vendin e 13-të me 23 pikë, 11 më pak sesa vendi i 18-të që bie nga elita e futbollit italian.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore