Shqipëria

Alibeaj: E rëndësishme është bashkimi te vlerat


Kryetari i komanduar i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, nga selia blu ka folur për mediat në lidhje me 30-vjetorin e 22 marsit 1992.

“Dita e sotme kujton për këdo të gjitha ata që 30 vite më parë zgjodhëm lirinë dhe demokracinë”, tha Alibeaj.

Sipas tij, bashkimi te vlerat është çelësi i të gjitha atyre që vuajnë peshën e diktaturës.

“Bashkimi te këto vlera, respekti te njëri-tjetri. Kjo është thirrja që sot më shumë sesa kurrë buron nga shpirti dhe zemra e çdo demokrati dhe e çdo shqiptari”.

Për të, bashkimi është ndër demokratët.

Ai nuk pranoi t’ju përgjigjet pyetjeve të gazetarëve në lidhje me situatën e krijuar në PD.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore