Sport

Alex Sandro, vetëm 3 ndeshje larg një rekordi me Juventusin


Alex Sandro

Mbrojtësi i Juventus-it, Alex Sandro është tani vetëm tre ndeshje larg barazimit të rekordit të të gjitha kohërave me bardhezinjtë për shumicën e paraqitjeve nga një lojtar i huaj, i cili aktualisht mbahet nga ish-kapiteni Pavel Nedved me 327.

Alex Sandro bëri paraqitjen e tij të 324-të konkurruese për Juventus-in kur doli nga stoli në pjesën e dytë të fitores 2-0 të së martës mbrëma ndaj Lazio-s në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Italisë.

Megjithëse ai ka të ngjarë të largohet nga “Allianz Stadium” pas skadimit të kontratës së tij në fund të sezonit 2023-24. Por, Alex Sandro pritet të thyejë rekordin e Nedved-it deri në fund të sezonit.

Për të vendosur një rekord të ri, Alex Sandro ka nevojë për katër paraqitje të tjera dhe ka tetë ndeshje të Serie A, një ndeshje të dytë gjysmëfinale të Kupës së Italisë dhe potencialisht finalen e kupës për ta bërë këtë.

Pas brazilianit, te Juventus-i është vetëm një anëtar tjetër aktiv në listën e 10 futbollistëve të hauj me më shumë paraqitje, portieri Wojciech Szczesny.

Top 10 paraqitjet e të gjitha kohërave me Juventus-in nga lojtarë të huaj:

10 – Edgar Davids, 235

9 – Wojciech Szczesny, 245

8 – Stefan Lichtsteiner, 258

7 – Paolo Montero, 278

6 – Paulo Dybala, 293

5 – Luis del Sol, 295

4 – Juan Cuadrado, 314

3 – David Trezeguet, 320

2 – Alex Sandro, 324

1 – Pavel Nedved, 327

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore