Sport

Albulena Gërvalla zë vendin e pestë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022


Karateistja kosovare, Albulena Gërvalla zuri vendin e pestë në kategorinë, deri në 55 kg të karatesë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.

Gërvalla pësoi humbje nga algjeriania Abouriche Louiza, në luftën ku garuesja karatistja kosovare pati edhe një lëndim.

Ajo u mposht edhe në luftën për medaljen e bronztë nga italiania, Veronica Brunori.

Sot, poashtu garojnë edhe Elhami Shabani dhe Adelina Rama.

Kujtojmë se Gërvalla, në çerekfinale mposhti francezen, Assma Charif, kampione botë për U-21. Ndërsa raundin e parë, ajo e kaloi pa luftë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore