Gjykata Speciale

Akuzat për Thaçin dhe të tjerët vijnë edhe nga deklarime si ato të Donika Gërvallës, thotë Berisha nga Haga


Foto nga Albanian Post

Për tri ditë me radhë nisjen e gjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Gjykatën Speciale, ish-komandanti i UÇK-së, Hisen Berisha, e ka përcjellë nga Haga, aty ku u zhvilluan seancat gjyqësore.

Për akuzuat për krime lufte që rëndojnë mbi Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, Berisha bën fajtore edhe ministrjen e  Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, e cila dikur kishte deklaruar se ka dëshmi për vrasjet në Kosovë dhe se ato ua ka paraqitur “organeve të ndryshme”.

“Ne e kemi sot ministren e jashtme që ka bërë dosje siç ka deklaruar në mediat tona. Shembull, çfarë dosje mund të bëj dikush si ajo, që nuk ka qenë në luftë, as Kosovë përpos dosje me shpifje e insinuata”, tha Berisha për Albanian Post.

Po ashtu Berisha mendon se akuzat “janë fabrikime edhe të kundërshtarëve politik”, duke shtuar se “prokuroria i ka marr si prova fejtonet, deklaratat politike e shkrimet e gazetave, për të ngrit akuza”.

“Ne e dimë kush ka marr vota në emër të krimeve gjoja qe i ka bere UÇK”.

Koha kur Donika Gërvalla tregonte se ka dërguar dosje në Gjykatën Speciale kundër krerëve të UÇK-së

Berisha teksa i përmend dosjet e Speciales, ka aluduar në një intervistë të Gërvallës në vitin 2017 kur kjo e fundit nuk ishte ministre kishte deklaruar se ka fakte të cilat ia ka paraqitur organeve kompetente.

“Unë kam dëshmi madje me shkrim, në zarfe të mbyllura të cilat i janë paraqitur organeve të ndryshme. I kam personalisht në shtëpinë time në Bon”, pati thënë Gërvalla

“Ku i ke dërguar këta dokumente, cili sistem i drejtësisë do të merret me to? Gjykata Speciale?”, e pati pyetur gazetari Donika Gërvallen kohë më parë.

Po”, ishte përgjigjur ajo.

Megjithëkëtë, pos, Gërvallës, Berisha që tani është deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, potencon se Specialja mori dosje edhe nga Serbia.

“Ajo çka pamë nga fjala e prokurorisë është se ato akuza janë ngrit nga sponzorizimi i Serbisë, e jo nga nevoja për ta gjetur te vërteten dhe për ta vendosur drejtësi”.

“Prokuroria po tentojnë ta kriminalizojnë luftën e UÇK-së dhe ta paraqesin si një ‘organizatë kriminale’ që gjoja në thelb nuk e ka pas qëllim lirinë e çlirimin e vendit, por se gjoja synim e ka pasur marrjen e pushtetit”.

Madje sipas tij, qëllimi i prokurorisë se Dhomave të Specializuara e cila u bë me lobim të Serbisë e Rusisë.

“Këto shtete duan që UÇK-në ta paraqesin si organizatë që ka bëre lufte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe për pasoj nesër ti jep adut Serbisë te argumentoj se pavarësia e Kosovës ka qenë ndesh me të drejtën ndërkombëtare dhe të pengoj njohjen e Kosovës, nëse do ketë një vendim dënues për te akuzuarit në Hagë, gjë që nuk mund ta besoj”, mendon ai.

Por, insiston se “provat janë më shqetësuese”, meqë thekson se “ajo çka pamë nga fjala e prokurorisë është se ato akuza janë ngrit nga sponzorizimi i Serbisë, e jo nga nevoja për ta gjetur të vërtetën dhe për ta vendosur drejtësi”.

“Në e dimë se për pjesëtarët e UÇK-së janë dhënë mbi 200 vjet burg nga gjykatat e UNMIK-t, EULEX-it, Hagës dhe gjykatat vendore, për ato pretendime”.

“Tendenca ti akuzojnë për përgjegjësi komanduese, përgjegjësi objektive, liderët e UÇK-së është e pa baze, sepse UÇK në dy vite ekzistencë të saj, nuk ka  arritur ta ketë një hierarki vertikale por u shtri shume shpejtë horizontalisht dhe atë fuqishëm, nga dëshira e madhe për liri, e popullit shqiptar ta Kosovës”.

Alex Whiting që s’ia doli me Limajn, është rikthyer për Thaçin dhe të tjerët – por me strategji të ndryshuar

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore