Lajme

Aktivistët vendosin karroca në shënje solidariteti për vdekjen e mbi 100 fëmijëve në Ukrainë


Aktivistët kanë vendosur karroca në shënje solidariteti për vdekjen e mbi 100 fëmijëve në Ukrainë.

Viktimat në pushtimin rus të Ukrainës janë në rritje. Në qendër të Lviv-it, aktivistët dhe autoritetet vendase vendosën 109 karroca bosh për të simbolizuar fëmijët që janë vrarë gjatë pushtimit.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës, 109 fëmijë ishin vrarë. Komisioneri i Lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut vuri në dukje të paktën 816 njerëz janë vrarë dhe 1 mijë e 333 janë plagosur që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Shumica e viktimave ishin për shkak të “përdorimit të armëve shpërthyese me një zonë të gjerë ndikimi, duke përfshirë granatimet nga artileria e rëndë dhe sistemet e raketave me shumë lëshime dhe sulmet ajrore me raketa”, tha OHCR në një raport.

Të vrarët përfshijnë 152 burra, 116 gra, shtatë vajza dhe 16 djem, si dhe 36 fëmijë dhe 489 të rritur, gjinia e të cilëve nuk dihet ende.

Kujtojmë që kjo është dita e 23-të e luftimeve mes Rusisë dhe Ukrainës. Kjo e fundit ka bërë një rezistencë të lartë kundër trupave dhe bombardimeve ruse.

Sipas OKB-së, mbi 3 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina dhe numri i ushtarëve rusë të vrarë nuk dihet ende – mendohet mbi 13 mijë.

Ndërsa nga shifrat vendase, rreth 2 mijë e 500 civilë mendohet se janë vrarë vetëm në Mariupol nga bombardimet ruse – mes tyre edhe fëmijë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore