Lajme

Aktakuzë ndaj dy personave për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar


Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special kundër dy të pandehurve zyrtarë me inicialet B.N. dhe D.M. për veprën penale ‘’Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar’’.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, gjatë periudhës kohore nga muaji shtator 2011 deri në gusht 2018, në vazhdimësi dhe në cilësinë e personave zyrtarë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës më pas Agjencia e Shërbimeve të Navigacionit Ajror të pandehurit B.N. dhe D.M e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare duke i mundësuar OE “TCN” nga Tirana, përfitim të kundërligjshëm.

Ndryshe, Task-Forca Anti-korrupsion në kuadër të Prokurorisë Speciale të Kosovës, kishte filluar hetimet lidhur me një keqpërdorim të vitit 2011, që kishte ndodhur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.

Dyshohej se në tenderin për pajisjet e navigacionit ajrorë ishin keqpërdorur mbi 8 milionë euro.

Asokohe, drejtor i Bordit të Aeroportit ishte ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore