Lajme

Aktakuzë ndaj 12 policëve për “marrje” dhe “dhënie” ryshfeti


Policia e Kosovës.

Prokuroria Speciale, ka ngritur aktakuzë ndaj 12 policëve në Gjykatën Themelore në Prishtinë, kjo për shkak se të njëjtit dyshohen për marrje dhe dhënie ryshfeti duke shmangur detyrat tyre zyrtare.

Lajmin e ka bërë të ditur Prokuroria përmes një komunikate për media.

“Të pandehurit në cilësinë e personave zyrtar – zyrtar policor, në vazhdimësi secili veç e veç por edhe duke bashkëvepruar me njëri tjetrin, në mënyrë të drejtpërdrejtë, kanë pranuar para në shuma të ndryshme”.

Prokuroria Speciale.

“Me qëllim që të mos e kryejnë veprimin zyrtar të cilin ata duhej ta kryenin, si mbikëqyrjen e rregullt doganore dhe kontrollin e rregullt kufitar”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë.

Ndërsa është sqaruar se tetë prej tyre dyshohen për veprën penale “Marrje e ryshfetit”, ndërsa katër të tjerë akuzohen se kanë kryer veprën penale “Dhënia e ryshfetit”.

Më 23 janar, një zyrtar policor ishte arrestuar dhe suspenduar, për shkak se dyshohej se goditi me veturë një këmbësore, jashtë detyrës zyrtare me veturë private.

Si pjesë e procedurës administrative hetimore zyrtari policor ishte  suspenduar nga puna, është thënë nga prokurori i shtetit.

Kurse për veprimet e tjera ka thënë se do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore