Lajme

Arrestohet një zyrtar policor, dyshohet për veprën penale “Rrezikim i trafikut publik”


Inspektoriati Policor i Kosovës.

Një zyrtar policor është arrestuar dhe suspenduar, për shkak se dyshohet se goditi me veturë një këmbësore, jashtë detyrës zyrtare me veturë private.

Lajmin e ka bërë të ditur Inspektorati Policor i Kosovës (IPK), përmes një komunikate për media.

“Sipas hetimeve fillestare, aksidenti është raportuar të ketë ndodhur dje (më 22.01.2024) rreth orës 17:00 në rrugën “Hasan Prishtina” në Obiliq dhe dyshohet se drejtuesi i automjetit ka goditur këmbësoren e cila në ato momente kishte qenë duke e kaluar rrugën”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, viktima është thënë se ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor.

“Pasi që ka ndodhur aksidenti, vozitësi ka dërguar për tretman mjekësor të lënduarën në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Obiliq, e më pas nga stafi mjekësor e njëjta është dërguar për trajtim në QKUK Prishtinë”, thuhet tutje në njoftim.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, dhe me urdhër të këtij të fundit pas intervistimit, është lëshuar edhe vendimi për dërgimin e policit në mbajtje.

“Pas veprimeve hetimore, me dyshimin se ka kryer veprën penale “Rrezikimi i Trafikut Publik” nga IPK është arrestuar i dyshuari (zyrtari policor) ndaj të cilit prokurori ka lëshuar aktvendim për ndalim për 48 orë”.

“Si pjesë e procedurës administrative hetimore zyrtari policor është suspenduar nga puna”, është thënë nga prokurori i shtetit.

Kurse për veprimet e tjera ka thënë se do të ndërmerren në përputhje me autorizimet ligjore të IPK-së dhe në koordinim me prokurorinë kompetente.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore