Kosova

Aksioni PSD-së për rezultatet e PISA-s: 990 ditë mungesa pa arsye


Partia Socialdemokrate ka mbajtur një aksion simbolik para objektit të ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në lidhje me rezultatet në testin PISA që u publikuan të martën, derisa e aktivistët e kësaj partie kanë ngjyrosur objektin e ministrisë me mbishkrimin “990 ditë mungesa pa arsye”.

Edhe Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës përmes dy konferencave për media të të mërkurën e kanë kritikuar Qeverinë për rezultatet e publikuara të testit “PISA”.

Rezultatet e publikuara të testit “PISA” për vitin 2022, tregojnë që Kosova ka shënuar regres në fushën e arsimit, madje situata është edhe më e rëndë seç ka qenë në vitin 2018, kur ka qenë edhe hera fundit kur ka pasur matje.

Në rezultatet e publikuara këtë të marte vihet në pah se numri i nxënësve që nuk kuptojnë nga të lexuarit nga 78 për qind sa ka qenë në vitin 2018, ka shënuar rritje në 83 për qind në vitin 2022.

Rritje edhe më të madhe kemi në matematikë. Nxënësit e Kosovës që kanë qenë nën nivel janë rritur nga 76 për qind sa ishin në vitin 2018, në 85 për qind tani.

Për këtë çështje ka dalur që të flasë në një konferencë për media Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arëbrie Nagavci, ku ka deklaruar se rezultatet e PISA-s për Kosovën kanë qenë të pritshme, duke u përpjekur që rezultatet e dobëta t’i arsyetojë me problemet që kanë ekzistuar me mësimin gjatë pandemisë.

Rezultatet e PISA-ve

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore