Lajme

Aksionet e Didi-t bien pasi Kina po planifikon ndëshkime


Aksionet e gjigantit kinez të aplikacionit Didi ranë me më shumë se 11 për qind në New York të enjten.

Kjo vjen pas një raporti se rregullatorët në Pekin po konsiderojnë ndëshkime serioze për kompaninë.

Didi bëri debutimin e saj në tregun e aksioneve në fund të muajit të kaluar, duke mbledhur 4.4 miliardë dollarë.

Vetëm dy ditë më vonë, rregullatori i internetit në Kinë ka nisur një hetim ndaj kompanisë për mënyrën se si mbledh të dhënat e përdoruesit.

Dënimet mund të përfshijnë gjoba, pezullim të disa operacioneve ose investime qeveritare në kompani, sipas Bloomberg News.

Duke cituar njerëz të njohur për këtë çështje, në raport shihet se kompania mund të detyrohej që të hiqte aksionet e saj nga tregu i aksioneve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Dënimi mund të jetë më serioz sesa një gjobë e vendosur ndaj gjigantit kinez të tregtisë elektronike Alibaba në fillim të këtij viti.

Alibaba pranoi një gjobë rekorde prej 2.8 miliardë dollarësh, pasi një hetim zyrtar zbuloi se ajo (kompania) kishte abuzuar me pozicionin e saj në treg për vite me radhë.

Didi thotë se heqja e aplikacioneve në Kinë do të ndikojë në biznes.

Në fillim të korrikut, Administrata e Hapësirës Kibernetike e Kinës (CAC) urdhëroi dyqanet në internet që të mos ofrojnë aplikacionin e Didit, duke thënë se mblidhte në mënyrë të paligjshme të dhënat personale të përdoruesve.

Kjo e çoi çmimin e aksionit të Didit ndjeshëm më të ulët. Tani ai ka rënë me më shumë se 27 për qind, që kur bëri debutimin e saj në New York, Stock Exchange më 30 qershor.

Këtë vit firmat kryesore të Kinës në internet janë vënë nën vëzhgim, i cili është në rritje nga Pekini.

Mbikëqyrësi i internetit në Kinë, këtë javë, urdhëroi disa nga platformat më të mëdha në internet në vendit, që të heqin përmbajtje të papërshtatshme të lidhura me fëmijë.

CAC tha që Kuaishou, mjeti i mesazheve i Tencent QQ, Alibaba’s Taobao dhe Weibo u gjobitën dhe u tha që të korrigjonin dhe pastronin të gjithë përmbajtjen e paligjshme.

Gjigantët e teknologjisë së Kinës bien nën presionin e rregullatorit.

Një agjenci tjetër qeveritare gjobiti 12 kompani për marrëveshje që shkelnin rregullat anti-monopol.

Në një deklaratë, Administrata Shtetërore për Rregullimin e Tregut (SAMR) ka thënë se kompanitë përfshinin Tencent, Baidu, Didi, SoftBank dhe një firmë të mbështetur nga ByteDance.

Sipas transmetuesit shtetëror CCTV, presidenti i Kinës, Xi Jinping, ka urdhëruar rregullatorët të rrisin mbikëqyrjen e tyre të kompanive të internetit, të godasin monopolet dhe të promovojnë konkurrencën.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore