Lajme

Aksident në Vushtrri, vdes një person


Ilustrim

Një person ka vdekur të shtunën në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e lëndimeve që kishte marrë nga aksidenti ku ishte i përfshirë të premten në Vushtrri.

“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje. Aksidenti ka ndodhur kur viktima kishte zbritur nga kamioni me të cilin po udhëtonte për të rregulluar një ngarkesë në rimorkio”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

Ndërsa me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, derisa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

Sipas raportit, një person ka njoftuar policinë se shtëpia e vëllait të tij e vjetër rreth 200 vjeçare në Gjilan që ishte në mbrojtje të përkohshme të Trashëgimisë Kulturore të Republikës së Kosovës është djegur.

“Sipas ankuesit dyshohet se shkaktar i zjarrit është faktori njeri. Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar”, ka njoftuar policia.

Organet e rendit po vazhdojnë ta hetojnë këtë rast për t’i kuptuar shkaqet që e shkaktuan zjarrin.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore