Lajme

Aksident në Mitrovicë – katër persona kërkojnë tretman mjekësor


Policia e Kosovës.

Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok nga i cili kanë kërkuar tretman mjekësorë katër persona.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me të lënduar është shkaktur sot  rreth orës 14:30, në rrugën nacionale Mitrovicës- Zubin Potok segmenti rrugor fshati Zhabarë”, deklaroi Zahiti.

Ai tutje bëri të ditur se në këtë aksident janë përfshirë dy vetura.

“Në aksident janë përfshirë dy vetura, si pasojë e aksidentit katër persona kanë kërkuar tretman mjekësor”.

Albanian Post, ka siguruar foto nga vendi i ngjarjes.

Foto nga aksidenti në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok.
Foto nga aksidenti në rrugën Mitrovicë – Zubin Potok.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore