Kosova

Aksident në Klinë, lëndohen gjashtë persona


Foto nga arkivi.

Si pasojë e një aksidenti trafiku në fshatin Klinafc të Klinës janë lënduar gjashtë persona.

Lajmin për Albanian Post e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku ka të ditur se në aksident kanë qenë të përfshira dy vetura.

“Rreth orës 14:50, Policia është informuar se në fshatin Klinafc- Klinë, ka ndodhur një aksident trafiku, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë e aksidentit 6 persona kanë pësuar lëndime trupore”, tha Rugova.

Ai ka bërë t ditur se të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës.

“Të njëjtit janë dërguar në Spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor DRP Pejë”, potencoi.

Detaje të tjera lidhur me këtë rast ende nuk dihen.

Ndryshe, gjatë ditës edhe një veturë është përfshirë nga zjarri në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka bërë të ditur se rasti ka ndodhur në kilometrin e tretë, Suharekë-Prizren.

Ai ka njoftuar se nuk ka të lënduar.

“Pas orës 15:00, një veturë është përfshirë nga zjarri. Rasti ka ndodhur në kilometrin e tretë Suharekë – Prizren. Nuk ka të lënduar. Dyshohet se kjo ka ndodhur si pasojë e një defekti teknik”, tha Krasniqi.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore