Shqipëria

Aksident i rëndë pranë Fierit, 55-vjeçari përplas për vdekje të moshuarin


Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor “Lushnjë-Fier”.

Një 55-vjeçar ka përplasur për vdekje një të moshuar.

Raportohet se shtetasi A. F. duke drejtuar një automjet tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin H. S., 65 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.

Sakaq, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat nga shërbimet e Policisë, për veprime të mëtejshme.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore